Asociacioni mund të bllokojë dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel mund të bllokohet për shkak të dallimeve për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Në LDK thonë se tema e asociacionit në këtë kohë nuk do të diskutohet në Bruksel. Ismet Beqiri thotë Asociacioni në asnjë rrethanë nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nëse Serbia nuk e njeh asnjëherë Kosovën.

 “Në asnjë rrethanë nuk duhet të jetë një statut i asociacionit që jep kompetenca ekzekutive dhe krijon pushtetin e tretë në Kosovë. Kjo nuk mund të pranohet nga pala jonë sikur edhe mos të na njoh asnjëherë Serbia- deklaroi Ismet Beqiri, LDK

Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk po i zënë besë deklaratave të Hotit se nuk do të hapë temën e Asociacionit, ndërsa e mirëpresin shtyrjen e takimeve në Bruksel. Albulena Haxhiu thotë se në bazë të kaluara, kryeministri Hoti e bënë të kundërtën e asaj çka e thotë.

 “Është projekt i rrezikshëm se e bosnjëzon Kosovën, e krijon një mini-shtet brenda vendit dhe natyrisht kjo është një goditje e madhe e sovranitetit dhe integritetit të vendit- pohoi Albulena Haxhiu, Vetëvendosje.

Time Kadrijaj e AAk-së, e cila kryeson me komisionin parlamentar për punë të jashtme tha se Hoti nuk guxon ta hapë këtë temë në Bruksel.

 “Asnjëherë nuk duhet të marrim vendime apo të pranojmë kompromise që shkelin Kushtetutën e Kosovës- tha Time Kadrijaj, AAK.

Ndërkaq nga shoqëria civile në Kosovë thonë se insistimi i palës serbe për hapjen e kësaj teme ka të bëjë vetëm me zvarritjen e dialogut.

 “Për 10 vite dialog janë arritur rreth 33 marrëveshje dhe pala Serbe nuk e ka ratifikuar asnjë marrëveshje e cila është arritur në Bruksel, prandaj barra e përgjithësisë̈ bie tek pala Serbe dhe jo tek pala Kosovare- tha Visar Xhambazi, D4D

Javën e kaluar dështoi takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Fillimisht ishte e paqartë a do të mbahet për shkak të dallimeve për Asociacionin, më pas si arsye u bë pandemia Covid-19.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button