Atlanta dhe Nju Orlins, vazhdojnë garat në “Play Off”

Janë mësuar edhe dy skuadrat e tjera që do të marrin pjesë në fazën ‘Play Off’ të NBA. Skuadra e Atlanta Houks dhe ajo e Nju Orlins Pelikans janë skuadrat e radhës që janë bashkuar në ‘Play Off’.

Houks kanë shënuar fitore të thellë përballë Sharllot Hornets, duke triumfuar me rezultatin 132:103.

Në anën tjetër, edhe skuadra e Pelikans, shënoi fitore përballë San Antonio Spurs, për të siguruar fazën ‘Play Off’. Pelikans morën fitore me rezultatin 113:103.

Përmes garave ‘Play In’, ditë më parë, u kualifikuan edhe Bruklin Nets e Minesota Timbervolvs.

LEXO EDHE:

Back to top button