Audi A6 e ish kreut të Strugës, Ramiz Merko është bllokuar nga përmbaruesi

Gazetar: Miki Trajkovski

Vetura e llojit Audi A6 me të cilin për disa vite kishte lëvizur ish-kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është bllokuar nga përmbaruesi për shkak të borxheve të papaguara të komunës, mëson Alsat. Me këtë, të paktën për momentin bie poshtë njoftimi i kryetarit aktual, Mendi Qyra i cili kishte premtuar se automjeti do të shitej. Edhe mbi vetë automjetin qëndron një ngjitëse ku shkruhet “I SHËNJESTRUAR”, që do të thotë se ndalohet tjetërsimi, ngarkimi apo çdo lloj disponimi me këtë send. më parë.

Faza e radhës që është në zhvillim është vlerësimi i automjetit, e më pas ai shkon në shitje. Deri në momentin e fillimit të shitjes, Komuna e Strugës mund ta paguajë borxhin”, deklaroi Dejan Kostovski, Përmbaruesi.

Nga Komuna e Strugës thonë se realizimi ishte penguar për shkak të një procedure përmbarimore të lidhur me një borxh të trashëguar nga viti 2016, në vlerë prej rreth 1,4 milionë denarësh. Atëherë kryetar komune ishte Ziadin Sela. Për shkak të kamatave dhe llogaritjeve që janë bërë nga viti 2018, ky borxh tani ka arritur rreth 3 milionë denarë.

Ky vendim i përmbaruesit vjen vetëm disa ditë para ankandit elektronik të planifikuar për shitjen e automjetit, i cili duhej të mbahej më 16 mars. Ndryshe, sipas vlerësimit të një eksperti të autorizuar, vlera fillestare duhej të ishte rreth 21.800 euro. Nga komuna thanë se me paratë e shitjes së automjetit do të blihet një furgon që do të shërbejë për nevojat e administratës komunale dhe klubeve sportive në qytet. Për Audi A6, për të cilin ishin shpenzuar 67.000 euro kundër Merkos kishte akuzë, por gjykata e liroi duke konstatuar se nuk ka bërë shkelje ligjore gjatë blerjes së saj./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button