Në Kuvend u mbajt seancë përkujtimore për 63 viktimat e tragjedisë në diskotekën PULS në Koçan
Në Kuvend u mbajt seancë përkujtimore për 63 viktimat e tragjedisë në diskotekën PULS në Koçan
Gazetar: Zekrija Haxhiu
Katastrofë, dëshpërim shumë i madh, u shpreh një prind.
Kështu prindërit e fëmijëve viktima nga tragjedia në diskotekën PULS në Koçan e vlerësuan seancën përkujtimore të Kuvendit në shënimin e 1 vjetorit të tragjedisë. Në seancën përkujtimore para deputetëve, funksionarëve dhe prindërve, kreu i Kuvendit Afrim Gashi në fjalimin e tij theksin e vendosi në dhimbjen që po përjetojnë familjarët e viktimave.
“Jam i bindur se asnjë ditë që kalon nuk do ta ulë përmallimin tuaj dhe se mungesa e më të dashurve tuaj është gjithnjë prezent. Ndonjëherë e shprehur si dhimbje e ndonjëherë si kujtim i bukur i më të dashurve që do të jenë gjithnjë prezent,” deklaroi Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit.
E për prindërit seanca ishte thjeshtë formalitet ndërsa kishin pritur pak më tepër respekt.
“Përkujtimi për fëmijët tanë me 63 viktima për një shtet, me dy faqe lexim dhe tung kalofshi mirë, aq ishte. Këtë nuk e prisnim, edhe një plagë tjetër e madhe për neve prindërve,” tha Gabriela Naunova – Prind.
“63 fëmijë të vdesin e ata ende na sulmojnë, na shohin neve si kundërshtarë, na shohin sikur të jemi djall për ta, nuk e di çka është puna. Gjithnjë shkojnë kundër nesh sikur ne të ishim fajtorë sikur ne t’i kemi dërguar fëmijët të vdesin, tha Dragi Stojanov – Prind.
Prindërit kërkuan që institucionet e drejtësisë të veprojnë dhe të gjejnë fajtorët e vërtetë për këtë tragjedi me qëllim që sado pak të zbutet dhimbja e prindërve. /alsat.mk








