Australi, restoranti sfidon klientët

Një restorant në Kuislend të Australisë po sfidon klientët e tij të “uritur” me një “hot dog” gjigant, 70 centimetra i gjatë, i cili peshon 3 kilogramë. Ai kushton 50 dollarë, por nëse e konsumoni për 30 minuta ju do të merrni paratë tuaja mbrapsht. Klientët të cilët përfundojnë “hot dog”-un në kohë dhe dy racione patate të skuqura, do të marrin gjithashtu një bluzë, një kupon 50 dollarë nga restoranti, ndërsa fotoja e tyre do të vendoset në murin e restorantit. Menjëherë sapo restoranti publikoi sfidën në rrjetet sociale, klientët menjëherë vërshuan në komente duke etiketuar miqtë e tyre të “uritur”.

LEXO EDHE:

Back to top button