Avokati i Popullit monitoron rastin e abuzimit dhe shantazhit në Sllupçan, Prokuroria s’i ka mbyllur hetimet
Gazetar: Suad Bajrami
Avokati i Popullit me vetiniciativë hapi lëndë dhe po monitoron veprimin e institucioneve në rastin e abuzimit seksual dhe shantazhit ndaj 16-vjeçares nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, për çka në janar të këtij viti organi i akuzës hapi hetim kundër dy personave.
“Duke e pasur parasysh se tanimë janë ndërmarrë disa veprime, gjatë së cilës pritet që organet të veprojnë në kohë, plotësisht dhe në koordinim, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes efektive të të drejtave të fëmijës. Pas marrjes së informatave dhe përgjigjeve nga institucionet kompetente, do të ju njoftojmë plotësisht për gjendjen e konstatuar”, deklaroi Avokati i Popullit.
- Do ta monitorojmë veprimin e institucioneve për rastin
- Pas marrjes së informatave, do të informojmë për gjendjen e konstatuar
Ndërkohë nga Prokuroria për Alsat, theksojnë se vazhdojnë hetimet.
“Procedura hetuese vijon, ndërsa prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ndërmerr veprime për sigurimin e provave, pas çka do të merret vendim”, theksuan nga Prokuroria Themelore Publike.
- Vijojnë hetimet për rastin në Sllupçan të Likovës
- Pas sigurimit të të gjitha provave, do të merret vendim
Sipas Prokurorisë, i dyshuari i parë, kundër vullnetit të viktimës ka kryer veprime gjinore, ndërsa e ka detyruar që të njëjtën ta kryejë edhe me të dyshuarin e dytë. Pastaj, i dyshuari i parë e ka shantazhuar se do të publikojë fotografi të saj eksplicite, nëse nuk ia jep 20 mijë euro. Vajza është detyruar që të merr para nga shtëpia pa njohurinë e prindërve dhe të merr borxh nëpër persona tjerë, dhe kështu në disa raste ia ka dhënë paratë të dyshuarit./Alsat.mk.








