Reformat / LSDM: Asgjë s’do të ndryshojë

Gazetare: Fatlume Drvishi

LSDM-ja vazhdon të kritikojë qeverinë për mosbzatimin e reformave, gjë që thonë se konfirmohet me qëndrimet e fundit të njoftuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc. Kreu i partisë opozitare Venko Filipçe deklaroi për Alsat se asgjë nuk do të ndryshojë me këtë qeveri e cila nuk e ka për qëllim integrimin, por pasurimin e partisë me tenderë nga buxheti i shtetit.

“Asgjë nuk do të ndryshojë sepse me gjithçka që po ndodh, përfshirë edhe moszbatimin e agjendës reformuese që do të thotë ndryshim i ligjeve dhe adaptimeve të tyre me kriteret evropiane me të cilat sistemi ynë do të përmirësohej, kjo qeveri nuk punon dhe nuk e ka ndërmend të ndryshojë diçka. Kjo qeveri, e VMRO-DPMNE-së, e ZNAM-it, thjeshtë e terrorizon shtetin. Kur ne ta realizojmë atë që Evropa e kërkon nga ne, të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të hapet punë për kapitujt, do të hapen fondet evropiane që do të na ndihmojmë ta zhvillojmë infrastrukturën, autostradat, hekurudhat, spitalet, shkollat dhe çerdhet…”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk i pranon kritikat e opozitës. Ai thotë se Vajc sqaroi tashmë qëndrimin e tij dhe se qeveria punon për realizimin e reformave të mbetura deri në qershor.

“Dje ai dha deklaratë shumë të qartë në të cilën tha se qeveria është duke bërë reforma. Këtu nuk ka asnjë dilemë. Qeveria do të vazhdojë të bëjë reforma. Kemi dhjetëra hapa që duhet t’i përfundojmë deri në fund të qershorit. Kemi koordinim nesër për ato pika. Prej tyre 2-3 sigurisht s’do t’i bëjmë sepse nëse shteti nuk siguron energji elektrike, qytetarët do të paguajnë 30-40% fatura më të larta rrymë. Këtë ua them me siguri që s’do ta realizojmë. Sepse rryma subvencionohet edhe në Francë, edhe në Gjermani edhe në Itali. Ne nuk mund t’i sulmojmë xhepat e qytetarëve sepse dikush nuk ka mbajtur llogari kur e ka përpiluar listën e reformave”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Eurodeputeti Vajc u citua të kishte thënë për Euroneës Bulgaria se përveç ndryshimeve kushtetuese, qeveria në Shkup nuk zbaton as agjendën e reformave. Një ditë më parë, në intervistë për Televizionin 24, Vajc tha se deklaratën e kishte dhënë më shumë se shtatë javë më parë dhe se ndërkohë qeveria ka bërë disa hapa por se akoma tetë nga dhjetë pika gjithsej mbeten të paplotësuara dhe se qershori është mjaftë afër./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button