Bastisje në Shkup, gjendet drogë, privohet nga liria një person

“Më 28.04.2026 në orën 20:00 në zonën e Aerodromit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.E. (49) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të tij dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirat e tjera, të realizuar me urdhër gjykate, u gjet dhe u konfiskua thikë dhe marihuanë”, njoftoi MPB.
Nga MPB theksuan se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button