Mësimdhënësit, edhe në rolin e asistentit arsimor / MASH planifikon optimizimin e shkollave

Mësimdhënësit do marrin rolin e asistentit arsimor në rastet kur nuk e plotësojnë numrin ligjor të orëve mësimore, varësisht nevojave në shkolla. Këtë e konfirmoi ministrja Vesna Janevska në pyetjet e deputetëve pas reagimeve edhe nga Sindikata e Arsimit. Sindikalistët e arsimit ditë më parë alarmuan për presion të fuqishëm ndaj mësimdhënësve përmes organeve drejtuese të shkollave, të cilat me kërcënimeve dhe shantazheve i detyrojnë ata të nënshkruajnë për ripozicion në asistentë arsimor.

Janevska tha se nuk bëhet fjalë për presione dhe shantazhe, por se ndryshimi do të bëhet me pajtim nga mësimdhënësi.

“Bazë ligjore për shpërndarjen e mësimdhënësve në ndihmës të kolegëve të tyre për fëmijët me nevoja të veçanta ekziston dhe nuk është kalim në asistent arsimor. Ata janë të punësuar të rregullt, do të marrin rrogë si mësimdhënës vetëm se do të marrin pjesë në mësim si asistentë arsimor. Kjo shkruan edhe në ligj, me pëlqimin e tyre, nëse nuk kanë numër të mjaftueshëm të orëve, pikërisht për të mos i humbur vendet e punës. Ne kemi kërkuar nga qendrat e resurseve që të na tregojnë sa njerëz duhet që të sistemojmë fillimisht mësimdhënësit dhe jo të kyçim njerëz prej jasht”, tha ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.     

Janevska gjithashtu pranoi se ekzistojnë plane për optimizimin e shkollave për të cilat tha se është pajtuar edhe opozita.

“147 shkolla në vend janë mbyllur vetë pa optimizim. Asnjë fëmijë i regjistruar. Presioni është vetëm në qytetet e mëdha. A ka logjikë të kemi shkollë me pesë fëmijë në vend që të vinë bashkë me mësimdhënësit në shkollën qendrore dhe të kenë mësim gjithditor me dy mësimdhënës. D.m.th. nëse i bashkoni dy klasa në një, të dy mësimdhënësit do të punojnë me një klasë, të dy do ta fitojnë rrogën dhe të dy do të arrijnë rezultate më të mira sesa këto që i kemi tani që jemi të fundit në PISA”, tha ministrja Janevska

Nga LSDM-ja thanë se nuk janë pajtuar me këto ndryshime dhe se kjo nuk mund të konsiderohet reformë.

“Sot për fat të keq, në vend se për besim dhe siguri mund të flasim për frikë, pasiguri dhe dyshime. Deri sa nuk ofroni numra të qartë, kritere dhe garanca të qarta për mësimdhënësit, kjo nuk do të jetë reformë. Ky do të jetë improvizim dhe lojë me jetën e të tjerëve. Askush në këtë sallë nuk është kundër ndryshimeve në arsim, askush nuk thotë se rrjeti i shkollave nuk mund të përshtatet me numrin e ulët të nxënësve ose me nevojën për mësim më cilësor, por ekziston dallim i madh mes reformës dhe improvizimit”, deklaroi deputetja, Daniella Nikollova, nga LSDM-ja.

Janevska akuzoi qeveritë e kaluara për punësime masive në shkolla duke e ditur se numri i nxënësve është në ulje. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button