“Balancuesi”, Kovaçevski distancohet nga qëndrimi i Gërkovskës

“Balancuesi”, Kovaçevski distancohet nga qëndrimi i Gërkovskës

Gazetar: Mefail Ismaili

Kryeministri Dimitar Kovaçevski kundërshton qëndrimin e zv. kryeministres Gërkovska lidhur me balancuesin duke e cilësuar si personal të saj e jo të Qeverisë. Sipas tij, balancuesi është zgjidhje ligjore që del nga Marrëveshja e Ohrit, andaj nuk mund të hiqet si vegël për punësim. Sipas tij, keqpërdorimi është çështje etike.

“Me të vërtetë nuk duhet të keqpërdoret, do të thotë duhet të bëhen mekanizma në të cilat, secili do të mund ta fitojë vendin e tij të merituar, në radhë të parë sipas kushtit të kualifikimit pasi kushti i parë bazë është kualifikimi për punësim në administratën publike, dhe e dyta në institucione ku ka nën përfaqësim të bashkësive të caktuara që jetojnë në shtetin tonë të bëhet në bazë të balancuesit. Andaj mendoj se zëvendëskryeministrja aludon në atë që të vendosen mekanizma që do të pamundësojnë keqpërdorime”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Edhe nga Ministria e Shoqërisë informatike nuk pajtohet me qëndrimet e zëvendëskryeministres Sllavica Gërkovska për heqjen e balancuesit. Ministri i Shoqërisë informatike, Admirim Aliti tha se dikasteri që drejton është e obliguar të respektojë Ligjin për përfaqësim adekuat dhe të kërkojë nga institucionet që ta përdorin “balancuesin”. Ai madje paralajmëron ligj të ri me të cilin do të pengohet keqpërdorimi i balancuesit.

“Në mënyre që të ketë përfaqësim adekuat ne procesin e punësimit. Mekanizmi është treguar i suksesshëm, pasi përkundër kohës kur nuk ka ekzistuar ky mekanizëm dhe kur përfaqësimi në institucione nuk ka qenë adekuat, sot është më mirë, por jo perfekt. Akoma kemi institucione ku ka diskrepancë mes nacionaliteteve të ndryshme të të punësuarve. Prandaj ky mekanizëm do ta drejtojë atë diskrepancë”, theksoi Admirim Haliti, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratë.

Ditë më parë zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska tha se Balancuesi si mjet veç më e ka tejkaluar funksionimin e tij. Edhe VMRO DPMNE-ja u shpreh pro ndryshimit të balancuesit, ndërsa ASH-ja me vlerësim se balancuesi duhet të mbetet por kërkojnë mekanizëm kontrolli për mos keqpërdorimin e tij./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button