Ballazhi: Stresi gjatë pandemisë vjen si rezultat i humbjes së kontrollit të përditshmërisë

Safet Ballazhi, psikolog, i ftuar në emisionin Rruga drejt në Alsat, gjatë debatit për pandeminë tha se stresi në popullatë është rënduar. Ai pohoi se vetëm fakti se njerëzit në këtë kohë pandemi janë të kondicionuar nga virusi dhe nuk i kanë më gjërat nën kontroll, siç ishin mësuar më parë, i ve ata në presion dhe stres. Megjithatë, ai theksoi se pak stres i bën njerëzi më të ndërgjegjshëm për të pasur më shumë kujdes ndaj virusit.

- Advertisment -

Stresi gjatë pandemisë vjen vet nga frika për pasojat e mundshme, duke humbur kontrollin e përditshmërisë. Kur je mësuar se mund t’i menaxhosh gjerat dhe në një moment ato ti nuk i ke më nën kontroll, kjo i bën njerëzit të jenë nën stres, pasi nuk munden më t’i menaxhojnë gjerat siç ishin mësuar më parë. Por ndonjëherë stresi bën mirë sepse rrit edhe kujdesin dhe të jemi më koshientë dhe të ruhemi pre koronavirusit. Pra, në një dozë të caktuar, stresi është gjë e mirë se na mbron- tha Ballazhi.

LEXO EDHE:

Back to top button