Edhe Rita Orës i mungon koha para pandemisë, bëhet nostalgjike

Shtimi i rasteve me koronavirus ka sjellë edhe shtrëngimin e masave në botë. Tashmë të gjithë kanë filluar ta ndjejnë mungesën e ditëve normale përpara pandemisë dhe Rita Ora është bërë nostalgjike duke ndarë disa momente të shkuara.

Këngëtarja ka publikuar në Instagram disa foto nga seti i fundit fotografik që ka realizuar para se të shpërthente pandemia e Covid-19. Rita shprehet në postimin e saj se kjo ka qenë hera e fundit që ka xhiruar pa asnjë lloj shqetësimi dhe se dëshiron shumë që një ditë t’i kthehemi normalitetit.

“Më mungon të xhiroj pa asnjë lloj shqetësimi. Gjeta këto nga seti i fundit normal që kam bërë në Los Angeles. Shpresoj që një ditë gjërat mund t’i kthehen normalitetit. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Paçi fat. Paç fat Amerikë në zgjedhje. 2020 ka qenë patjetër një vit apo jo? Ju dua të gjithëve“, ka shkruar Rita.

Këngëtarja ka treguar më herët se gjatë kësaj kohe ajo ka qenë mjaft e shqetësuarm jo vetëm për shëndetin e saj, por mbi të gjitha për të ëmën, Verën, që punon si mjeke në spital.

LEXO EDHE:

Back to top button