Barcelona arrin marrëveshje me Seviljën për Kounden

Duket se është një luftë e ashpër mes Barcelonës dhe Çellsit për kartonin e mbrojtësin qendror francez, Zhull Kounde.

Ditën e djeshme raportohej se Çellsi ishte shumë pranë marrëveshjes me lojtarin, ndërsa sot po qarkullon lajmi se Barcelona ka arritur marrëveshjen me Seviljën për shërbimet e djaloshit të prapavijës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari spanjoll, Gerard Romero, me një postim në Tuitter, ku është shprehur i bindur se Kounde do të jetë një lojtar i Barcelonës./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button