Basha mohon referendumin e Berishës: Sot PD ka pasur vetëm një aktivitet, ka qenë Kuvendi Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar duke thënë se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve duke iu referuar selisë së PD.

Sa i përket referendumit të mbajtur nga Berisha për shkarkimin e tij, Basha mohon të ketë pasur një të tillë duke thënë se ka një PD dhe një Kuvend.

“Është mbajtur Kuvendi i demokratëve. Ka njerëz që nuk nxjerrin mësim nga historia. 96 është një njollë turpi në historinë e PD për të cilën i kërkojmë falje shqiptarëve. Nuk mund të ketë më përsëritje. Kjo është shtëpia e demokratëve. Demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur. Mund të kishim qenë vendi i parë nga të gjithë vendet lindore që mund të ishim anëtarësuar në BE. Përgjegjësi për këtë kanë ata që për interesat e tyre, interesin e tij personal, Sali Berisha president i asaj kohe pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve.

Kultura e ndërprerjes është një kulturë që duhet ta lëmë pas. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve që është shtëpia e lirisë, do të qëndrojmë me vetëdije për të gjithë gabimet tona të të kaluarës duke përfshirë atë që vuri në lëvizje pastaj një revansh 8 vjeçar mbi Shqipërinë, demokracinë, PD dhe të gjithë shqiptarët që ndaloi atë që do të kishte sjellë sot Shqipërinë në BE, por gabimet e kaluarës, sidomos kur përsëriten në mënyrë tragji-komike nuk do ta marrin peng më demokratët. Sot ka patur vetëm një aktivitet të PD dhe ka qenë Kuvendi Kombëtar i demokratëve” –deklaroi Basha.

LEXO EDHE:

Back to top button