Bashkëshortja e ish-kryeministrit Gruevski, dorëzon kërkesë për divorc

Bashkëshortja e ish-kryeministrit Gruevski, dorëzon kërkesë për divorc

Borkica Gruevski, bashkëshortja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka dorëzuar kërkesë për shkurorëzim në Gjykatën Themelore Civile në Shkup.

Siç raporton “Focus”, njoftimi gjyqësor është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare.

Nikolla dhe Borkica Gruevski u martuan në maj të vitit 2007 dhe kanë dy vajza.

Përfaqësuese e përkohshme e Gruevskit është emëruar avokatja nga Shkupi, Gabriela Jaksevski.

Kërkesa për divorc vjen pas tre vite e gjysmë pasi Nikolla Gruevski u arratis në Budapest, për të mos vuajtur dënimin me burg për rastin “Mercedes”.

Kjo për ish-kryeministrin Gruevski është martesa e dytë, pasi në martesën e parë, ai kishte për bashkëshorte mjeken Suzana Arbutina.

LEXO EDHE:

Back to top button