Bastisje në Kumanovë, konfiskohen mjetet piroteknike

Gjatë ditës së djeshme (17.12.2021) në ora 14.00 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar SM (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me mbi 500 copë mjete piroteknike – fishekzjarrë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button