Hotel lundrues në Dubai, posedon dhe hapësirë për jahte
Një hotel i pazakontë pritet të hapet në vitin 2023 në Dubai. Hoteli lundrues “Kempinski”, do të jetë resort i ri me pesë yje, unik në llojin e tij. Në të do të ketë hapësirë parkimi jo për makina, por për super jahte, që do të ankorohen pranë plazhit Jumeirah. Resorti luksoz jo vetëm që do të lundrojë, por 12 vilat që e rrethojnë, do të mund të shkëputen nga hoteli kryesor dhe të lundrojnë të vetme në vende të ndryshme. Të përshkruara si “varka luksoze” nga zinxhiri i hoteleve zvicerane Kempinski, këto vila do të lidhen me hotelin qendror me 156 dhoma me platforma druri. Ata do të kenë një kabinë të vogël për ekuipazhin dhe do të kenë një motor të integruar. Mysafirët do të jenë në gjendje të kenë kapitenin e tyre ose të angazhojnë dikë të ofruar nga hoteli. Vilat do të jenë struktura dykatëshe me një deri në katër dhoma gjumi, si dhe një tarracë private në çati dhe pishinë. /Alsat








