Batuta e papërshtatme për Selena Gomez dhe veshkën e saj të dhuruar që revoltoi rrjetin

Këngëtarja Selena Gomez është kthyer në kryefjalën e rrjetit pas një shakaje tërësisht të papërshtatshme që u bë me të gjatë shfaqjes së quajtur “Save by the bell”. Të gjithë e dinë se këngëtarja ka pasur më herët një problem shëndetësor dhe i është dashur që mikesha e saj e ngushtë t’i dhurojë një veshkë.

Pikërisht për këtë ngjarje, dy studentë kanë diskutuar me njëri-tjetrin në shfaqje për të “gjetur” se kujt i përkiste veshka e dhuruar, mamasë së Justin Bieber apo Demi Lovato-s. Kjo shaka pa kripë ka revoltuar fansat e Selena-s, të cilët shprehen se ky është një ofendim i madh jo vetëm për këngëtaren, por edhe për mikeshën e saj të ngushtë.

Një ditë pas shfaqjes, producenti ekzekutiv i programit i ka kërkuar falje publike këngëtares, duke shtuar se do të japin donacionet e tyre në fondacionin që këngëtarja ka hapur fill pas momentit të transplantit. Në një postim në Twitter, mikesha e Selena-s ka shkruar se e pranon faljen, megjithëse ishte ndjerë e ofenduar nga e gjithë kjo që ndodhi.

Ndërkohë, nuk kemi ende asnjë reagim publik nga këngëtarja.

LEXO EDHE:

Back to top button