Bebe Rexha flet për të dashurin e saj: Gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë

Bebe Rexha flet për të dashurin e saj: Gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë

Teksa po i gëzohet suksesit të albumit të tretë në karrierën e saj, Bebe Rexha është shumë e zënë gjatë këtyre ditëve me promovimin e tij në intervista të shkruara dhe dalje të ndryshme televizive. Në një intervistë të fundit për revistën People, Bebe Rexha ka folur rreth albumit të saj më të fundit, duke treguar se si gjeti frymëzim në vitet ’70 për finalizimin e tij.

“Unë thjesht po përpiqesha të shkruaja tekste dhe të kompozoja këngë që më pëlqenin. Doja ta quaja albumin ‘Bebe’ sepse mendoj se është koha që njerëzit të mësojnë se kush jam dhe të mësojnë më shumë për mua dhe historinë time. Është koha”, tha 33-vjeçarja.

Si rrallëherë, në këtë intervistë ajo e hapi zemrën duke folur edhe për të dashurin e saj, drejtorin e kinematografisë Keyan Safyari, me të cilin është në lidhje tash e më shumë se tri vite.

“I dashuri im është kaq mbështetës. Ai është aq i ëmbël, saqë kur e sheh që jam e mërzitur, përpiqet të më nxjerrë për darkë ose në ndonjë takim, edhe pse vërtet nuk më pëlqen të dal nga shtëpia, të them të drejtën, sepse nuk e dua këtë gjë. Ai gjithmonë përpiqet të më ngrejë lartë. Ai gjithmonë përpiqet të vijë në shfaqjet e mia, dhe punon si kineast dhe regjisor, kështu që sa herë që kam nevojë për këshilla kur xhiroj një klip, ai është gjithmonë pranë. Ai gjithmonë më jep kontributin e tij dhe unë e dua vërtet për këtë”, tha Bebe Rexha për “People”.

Bebe Rexha dhe i dashuri i saj, Keyan Safyari (Foto: Jerritt Clark/Getty Images for Bebe Rexha)

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe i ka të rralla paraqitjet publike me të dashurin e saj, pasi ka preferuar ta ruajë për vete privatësinë e saj.

Bebe Rexha dhe Keyan Safyari (Foto: Instagram)

LEXO EDHE:

Back to top button