Bebe Rexha publikon bashkëpunimin me David Guetta e TyDollaSign

Bebe Rexha ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Family”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka sjellë këngën e re në bashkëpunim me DJ e famshëm David Guetta dhe reperin TyDollaSign.

Bebe ka pasur edhe më parë bashkëpunim me David Guetta. Bëhet fjalë për këngën “Say My Name”, pjesë e së cilës është edhe artisti latin, J Balvin.

Ndërkohë, kënga “Family” të premten është publikuar vetëm në versionin audio. Nuk dihet nëse këngës do t’i bashkëngjitet edhe videoklipi.

LEXO EDHE:

Back to top button