Bebe Rexha rrëfen pesë gjëra rreth muzikës së saj që nuk i ka treguar më herët

Bebe Rexha rrëfen pesë gjëra rreth muzikës së saj që nuk i ka treguar më herët

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, në një intervistë për Billboard ka treguar pesë gjëra rreth muzikës së saj që deri më tani nuk i ka bërë të ditura.

Ajo ka thënë se videoja e saj e preferuar është ajo e këngës “Sacrifice”, e cila ishte e inspiruar nga filmi “Blade”.

“Unë dhe shoqet e mija shkojmë të hakmerremi ndaj një personi shumë të keq”, ka thënë ajo duke shpjeguar videon.

Ajo tutje ka treguar se procesi i incizimit të këngëve të saj gjithmonë ndryshon në momentet e fundit, pasi gjithnjë i ndodhë diçka rrugës dhe dëshiron të shkruajë rreth asaj që i ndodh.

“Këngët më të suksesshme të mijat janë ato të cilat i kam filluar t’i punojë pa askënd, vetëm me piano”, ka thënë ylli.

Këngëtarja ka thënë se i pëlqen shumë të performojë në Amsterdam, por gjithashtu i ka pëlqyer shumë edhe kur ka kënduar në Japoni dhe se i pëlqen gjithashtu shumë të takojë shumë njerëz nëpër botë.

Albumi i saj i parë është quajtur “Expectations” bazuar në një këshillë që i kishte dhënë një menaxher pasi i kishte thënë se “gjëja më e mirë në jetë është të mos kesh pritshmëri”. “Prandaj albumin tim të parë e quajta ‘Expectations’”, ka thënë Rexha.

“Arritja ime e preferuar është trajnimi që kam ndjekur që të bëhem këngëtare e operas. Ishte një program në New York në të cilin është shumë vështirë të hysh. Ai ishte një moment shumë emocionues për mua, sepse unë fitova. Pas fitores në këtë program, zakon është të performosh bashkë me korin në një zonë ekskluzive të New Yorkut. Por unë përfundova duke u sëmurë atë ditë, por kjo është jeta dhe ja ku jam tash në ‘Billboard Woman In Music’”, ka thënë shqiptarja.

LEXO EDHE:

Back to top button