Bebe Rexha thekson linjat e kolme të trupit në një paraqitje sportive

Bebe Rexha thekson linjat e kolme të trupit në një paraqitje sportive

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

E teksa ka konfirmuar se ndodhet në studio duke punuar për projektin e saj të ri, Bebe Rexha u kujdes që mbrëmjen e së hënës të publikojë për fansat e saj një fotografi atraktive.

E veshur me një triko të shkurtër sportive, 32-vjeçarja u kujdes që të theksojë linjat e saj trupore në fotografinë e saj të fundit.

Ajo është kritikuar disa herë për peshën e saj të tepërt, por pavarësisht kësaj Rexha ka theksuar gjithmonë se është krenare për trupin e saj, pavarësisht kilogramëve dhe strijave.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja e hitit “I’m a mess” njihet përndryshe edhe si një ‘avokate’ e shëndetit mendor, pasi ka folur gjithnjë hapur për komentet negative me të cilat është përballur gjatë gjithë jetës së saj.\

LEXO EDHE:

Back to top button