Becutan shënon 45 vjetorin e ekzistimit, Mukajetov: Becutan rritet çdo vit e më shumë

Becutan shënon 45 vjetorin e ekzistimit, Mukajetov: Becutan rritet çdo vit e më shumë

Brendi I mirënjohur për produkte fëmijësh “Becutan” shënoi sot 45 vjetorin e ekzistimit të tyre, si kujdes primar I fëmijëve që nga momenti I tyre I lindjes. “Becutan” posedon mbi 60 tipe të produkteve bazë për kujdesin e fëmijëve dhe më shumë se 100 forma të ndryshme të paketimeve. Të gjitha produktet janë të testuara klinikisht nga dermatologë si dhe në bashkëpunim me pediatër, neonatologët. Drejtori I përgjithshëm I “Alkaloid” tha se që nga ekzistimi I këtij brendi e deri më tash, vetëm kremëra becutan janë prodhuar mbi 60 milion kuti.

“ Prindërit e mi në atë kohë e kanë përdorur kremin “Becutanin”, unë dhe motra ime gjithashtu e përdorim. Unë sip rind së bashku me bashkëshorten time dhe fëmijët e shfrytëzojmë Becutanin përmes shumë formave të prodhimeve që I ka. Nga marsi I vitit 1978 e deri më sot që kur ekziston kremi Becutan janë prodhuar më shumë se 60 milion paketime që është një dëshmi shtesë për kualitetin dhe traditën dhe se është product të cilit mund t’I besoni. Dhe mund të krenohemi se edhe pas gjithë asaj kohe ky brend në vazhdimësi po rritet”, tha Zhivko Mukajetov, Drejtor I përgjithshëm I “Alkaloid”.

“Kur përmendet ky brend, asocon në traditë, në kualitet, në siguri, efikasitet dhe risi. Kujdesi për fëmijët është fokusi jonë I përbashkët. kur flasim për kujdesin e fëmijëve, sigurimin e imunitetit të mirë, mënyrë të drejtë të rritjes dhe zhvillimit, flasim dhe për sigurimin e kualitetit të shëndetit dhe kualitetin e jetës së një fëmije dhe të gjithë familjes. Dhe një fëmijë I shëndoshë është fëmijë I lumtur”, u shpreh Marina Poplazarova, Pediatër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button