Bekteshi: Na pret dimër një dimër i vështirë, por pa kufizime

Bekteshi: Na pret dimër një dimër i vështirë, por pa kufizime

Gazetar: Ile Petrevski

Në gusht, qeveria do të shpallë gjendjen e krizës në fushën e energjisë elektrike. Ky vendim do të merret nga qeveria për të siguruar para, për likuiditetin e kompanive energjetike shtetërore. Për momentin, BERZH-i ka rënë dakord për 100 milionë euro për EMV-në, me të cilat do të ketë para për blerjen e energjisë elektrike të shtrenjtë nga tregjet botërore, por edhe për blerjen e thëngjillit dhe mazuit. Në këtë mënyrë do të vihen në funksion të gjitha objektet energjetike në vend.

“Do ta kemi dimrin më të vështirë, situata është aq e rëndë, e paparashikueshme sa nuk varet vetëm nga Maqedonia e Veriut, nuk varet vetëm nga vendet e rajonit, por sigurisht varet nga mënyra se si do të zhvillohet lufta në Ukrainë”, tha Kreshnik Bekteshi- Ministër i Ekonomisë MKD.

Bekteshi beson se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, dhe një skenar i tillë i errët është i mundur vetëm nëse një nga vendet përreth vendos të ndalojë eksportin e energjisë elektrike, dhe Maqedonia nuk ka nga ta marrë atë. Për blerjen e gazit natyror rus, i cili vjen në Maqedoni përmes Bullgarisë, ministri përgjegjës thotë se nëse Moska zyrtare na kërkon të paguajmë me rubla, do të kërkohen burime alternative, dhe ngrohtoret do të funksionojnë me qymyr dhe mazut.

“Qëllimi ynë është që të integrohemi plotësisht dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, dhe ne ndjekim politikat evropiane, dhe sigurisht kur ju ndiqni ato politika, ne të gjithë i mbajmë/ndajmë të mirat dhe të këqijat së bashku. Të gjitha vendimet që do të merren nga Komisioni Evropian, do të merren nga ne si Ministri e Ekonomisë”, tha Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë MKD.

Në qershor të këtij viti, qeveria i dha fund krizës energjetike në vend, e cila zgjati nga 1 dhjetori 2021. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button