Berisha sot mbush 77 vjeç

77 vjetori e gjen ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha në një mision të ri që ai e quan “vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë në Shqipëri!”. Përmes një postimi në Facebook ai ka përcjellë falënderimet për të gjithë ata që e uruan sot në 77 vjetorin e tij të lindjes.

”Sot 77 vjeç!
Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditëlindje me gjen:
– Me te motivuar se kurrë ne mbrojtjen e te vërtetave qe unë besoj dhe,
– Ne njeë mision te ri, jetik dhe vendimtar për fatin e Partisë Demokratike dhe demokracisë ne Shqipëri!

Mirënjohje te pakufishme te Gjithëfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbështetësve te mi ne Shqipëri dhe kudo qe janë, te cilët me besimin dhe mbështetjen e tyre bëjnë te mundur te përmbushim se bashku ketë mision! Lavdi Zotit! sb”, shkruan Berisha.

 

LEXO EDHE:

Back to top button