Besnik Bislimi shpërndau një postim ku Edi Rama quhet pro-serb, reagon këshilltari i tij: U bë gabimisht

Besnik Bislimi shpërndau një postim ku Edi Rama quhet pro-serb, reagon këshilltari i tij: U bë gabimisht

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpërndarë të shtunën një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, quhet “pro-serb”.

Ndonëse postimi u fshi menjëherë, u bë lajm në media.

E lidhur me këtë ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit, i cili ka sqaruar se postimi në fjalë është shpërndarë gabimisht.

“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social “Facebook”, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes”, ka shkruar Kadiu në profilin e tij në Facebook.

 

Ai ka thënë se postimi është fshirë sapo është vënë re – dy minuta pas shpërndarjes.

“Sapo është vënë re (2 minuta pas shpërndarjes) ajo është fshirë menjëherë. Nuk ka as intencë, as mesazh, pas një shpërndarje të bërë pa qëllim”.

“Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë”.

“Asnjë media serioze, nuk e shpërndan një lajm dhe të nxjerrë konkluzione inekzistente, nga një shpërndarje e paverifikuar dhe e larguar menjëherë”.

LEXO EDHE:

Back to top button