Bexheti: Askujt përveç Bujar Osmanit nuk i pengon heqja e 20%

Bexheti: Askujt përveç Bujar Osmanit nuk i pengon heqja e 20%

Sipas sekretarit organizativ të BDI-së, Blerim Bexheti heqja e 20% nga kushtetuat nuk i pengon askujt, përfshi edhe maqedonasit, përveç ministri të Jashtëm, Bujar Osmani. Bexheti në “Rruga drejt” tha se kjo çështje nuk është hapur në parti dhe se Osmani nuk ka mandat ta kundërshton abrogimin e përcaktimit 20%.

“Heqja e 20% gjithsesi se mbetet përcaktim. Për këtë besoj janë prononcuar të gjithë, përveç Bujar Osmanit i cili në mënyrë të çuditshme thotë se nuk duhet të japim alibi. Kjo nuk është diskutuar as në parti. Nuk e di kush i mandaton dhe nuk besoj se bashkë qytetarët tonë maqedonas kanë kundër heqjes 20%. Unë nuk e di se ku e bazon Bujari gjithë këtë”, tha Bexheti në emisionin “Rruga drejt”.

LEXO EDHE:

Back to top button