Bexheti: Me parti të thyer nuk bëhen zgjedhje për degë

Bexheti: Me parti të thyer nuk bëhen zgjedhje për degë

Blerim Bexheti në emisionin “Rruga drejt” ka porositur kreun e BDI-së se me parti të thyer sic thotë ai, nuk bëhen zgjedhje për degë. Bexheti tha se nuk janë të njoftuar se në Saraj do të ketë zgjedhje, por edhe nëse do të ketë, elektorati i BDI-së është në nivelin e duhur.

“Saraji është një komunë e qetë, popullata është në nivel dhe me vetëdije të duhur. Elektorati i BDI-së gjithashtu në nivelin më të mirë të mundshëm dhe është e drejtë legjitime e çdo partie politike që në përputhje me statutin të bën edhe organizimet e brendshme. Por nëse dikush konsideron se parti të thyer, të carë në dy pjesë, nuk është problem ky është mendim i tyre. Neve do të presim situatat. Për gjithçka konsideroj se duhet të ketë vendime të organeve partiake. Neve nuk jemi prononcuar sepse nuk marrim pjesë në organet partiake. Prandaj edhe nuk jemi të njoftuar se ka një vendim të tillë”, tha Bexheti në emisionin “Rruga drejt”.

LEXO EDHE:

Back to top button