Bilall Kasami e Afrim Gashi bashkojnë forcat

Bilall Kasami e Afrim Gashi bashkojnë forcat

Lëvizja Besa dhe Alternativa kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, të cilën e kanë cilësuar si hap të parë në drejtim të krijimit të frontit opozitar në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se një hap të tillë pritet të hidhet së shpejti edhe me grupe të tjera të pakënaqura me qeverisjen 20 vjeçare të BDI-së. Në komunikatën e përbashkët për media këto dy parti zotohen se nëpërmjet bashkimit të forcave në mënyrë të plotë do të artikulojnë dhe mbrojnë interesat strategjike dhe kombëtare të shqiptarëve në vend.

“Është kërkesë e qytetarëve, qytetarët janë të lodhur me 20 vite pushtet të dështuar të BDI-së dhe kërkojnë një zgjidhje dhe ne treguam se si parti politike, edhe përkundër keqkuptimeve që mund të kemi pasur në të kaluarën, nëse është në pyetje interesi i qytetarëve ne e tejkalojmë vetveten”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button