Bilbla hebraike më e vjetër në botë në ankand për 50 milionë dollarë

Bilbla hebraike më e vjetër në botë në ankand për 50 milionë dollarë

Një Bibël hebraike më shumë se 1000 vjet e vjetër dhe e përshkruar si “një nga tekstet më të rëndësishme dhe më të veçanta në historinë njerëzore” do të shfaqet në fund të këtij muaji, përpara se të dalë në ankand

Codex Sassoon, që daton nga fundi i 9-të deri në fillimin e 10-të, besohet të jetë Bibla më e hershme dhe më e plotë hebraike.

Ajo do të shfaqet në Sotheby’s në Londër nga 22-28 shkurt, e ndjekur nga një turne ekspozite në Izrael dhe SHBA. Ajo do të dalë në ankand në Nju Jork në maj, ku pritet të shitet nga 30 deri në 50 milionë dollarë.

Sharon Mintz, specialiste e lartë e Sotheby’s për Judaica, libra dhe dorëshkrime, i tha CNN të mërkurën se “ky është dokumenti më i rëndësishëm që do të dalë në ankand ndonjëherë”.

Bibla hebraike është themeli i tre besimeve abrahamike: Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit.

Studiuesit kanë qenë prej kohësh në dijeni të kodikut të emërtuar sipas koleksionistit të njohur judaik David Sassoon (1880-1942), por ai ka mbetur kryesisht jashtë opinionit publik, tha Sotheby’s në një deklaratë për shtyp të mërkurën./euronews.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button