VIDEO / Piloti njeh pistat e “Moto GP” vetëm nga zhurma që bën motori

Piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, një ikonë e këtij sporti me 8 titujt kampionë botë në garat e motoçiklizmit, ka treguar se ka edhe një dhunti të veçantë: Dëgjimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Honda tregon se Marquez arrin të njohë pistët e MotoGP vetëm nga zhurma që bën motori përgjatë pistës.

Marquez i është nënshtruar një testi, duke vënë kufjet në vesh dhe dëgjuar zhurmën e motorit në katër pista. I përqendruar në maksimum, spanjolli nuk bën asnjë gabim dhe arrin të njohë se për cilat pista bëhet fjalë: Phillip Island (Australi), Mugello (Itali), Sachsenring (Gjermani) dhe Laguna Seca (Amerikë).

Duket sikur Marquez i ka të vizatuara në trurin e tij pistat e MotoGP, ku ai garon çdo sezon dhe arrin të kuptojë edhe zhurmën që bën motori në çdo metër të tyre. Ai arrin të gjejë edhe pse me vështirësi, pistën e Laguna Seca, ku ka garuar vetëm një herë, 10 vite më parë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button