Binance bllokoi tërheqjen e Bitcoin në mes të rënies së tregut

Binance bllokoi tërheqjen e Bitcoin në mes të rënies së tregut

Gjatë ditës së sotme, kriptovaluta Bitcoin (BTC) pësoi rënien më të madhe që nga viti 2020 duke rënë nën shifrën e 25 mijë dollarëve.

Sipas CoinMarketCap vetëm në 24 orët e fundit, BTC ka rënë mbi 10%, teksa vlera aktuale e tij është 24,169.75 dollar.

Por, shkëmbyesi i kriptove “Binance” ka bllokuar tërheqjet e bitcoin në mes të një rënieje të madhe të tregut, duke mos i lejuar përdoruesit të tërheqin parat e tyre pasi çmimi i Bitcoin ra.

Një transaksion i bllokuar nënkuptonte se kishte një grumbullim të mbetur në sistemet e kompanisë dhe nuk ishte në gjendje të përmbushte kërkesat e njerëzve, tha kompania.

Shefi ekzekutiv i “Binance”, Channgpeng Zhao shkroi në rrjetin social “Twitter” se fondet e njerëzve ishin të sigurta.

Ai gjithashtu siguroi përdoruesit se problemet do të duheshin rreth 30 minuta për t’u rregulluar.

LEXO EDHE:

Back to top button