Biografi i Princeshë Dianës mendon që Meghan Markle po gënjen

Personazhe të njohur publikë po mohojnë një nga një deklaratat e Meghan Markle në intervistën e famshme të Oprah. Ndër të tjera, Meghan rrëfeu në intervistë se kishte bërë një jetë “si e burgosur”, pasi u largua nga shtëpia vetëm dy herë në katër muaj gjatë kohës që jetonte në Pallatin Mbretëror.

Dukesha pretendoi se ata i kishin marrë pasaportën, çelësat e makinës e lejen e drejtimit. Mirëpo, biografi i Princeshë Dianës, i cili ka qenë i pranishëm në Pallat, nuk mendon kështu.

Teksa fliste për “Royally Obsessed”, biogragi tregoi:

“Kur po shikoja intervistën, po thoja: Po, ndjenja e izolimit, ndjenja e dëshpërimit, pikërisht ajo që Diana më thoshte. Por pastaj përsëri, mirë, miqtë e mi thanë se e kishin parë Meghan-in duke ecur nga supermarketi ‘Whole Foods’ në Kensington High Street me qese ushqimesh duke u drejtuar për në Pallatin Kensington”, tha ai.

Nuk dukej shumë si burg. Miq të tjerë e kanë parë atë jashtë dhe me miqtë e saj në restorante, kështu që ajo, për mua, duket se ka bërë një jetë normale”.

Andrew Morton gjithashtu theksoi se Meghan fluturoi në New York me një avion privat kur së bashku me Harryn organizuan një festë ‘babyshower’ para ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Ai shtoi se dukesha bëri shumë udhëtime jashtë shtetit ‘pa veshur pranga’.

“Ka disa mospërputhje, por gjithashtu ka ngjashmëri edhe me Dianën. Ishte një intervistë komplekse dhe na ka lënë me shumë pyetje”.

LEXO EDHE:

Back to top button