Birraria e Shkupit, aksion për pyllëzimin e plantacioneve pyjore

Birraria e Shkupit, aksion për pyllëzimin e plantacioneve pyjore

Në dy muajt e kaluar është realizuar aksioni për pyllëzim të plantacioneve pyjore i quajtur “SONÇEVA GORA”, në të cilin Ministria e Bujqësisë, Pyjet Nacionale, vullnetarët e Birrarisë së Shkupit dhe banorët lokal mbollën rreth 40.000 pemë. 10.000 pemë u mbollën në Qojli, komuna e Petrovecit dhe 30.000 pemë në Veles, afër liqenit Mlladost. Me këtë aksion u realizua premtimi i dhënë nga Birraria e Shkupit, pas aksionit për pastrimin e mbeturinave “Fundjavë gjenerale 2022” që për çdo 10 kilogramë mbetje që do të grumbullohen të mbillet një pemë. Drejtori i përgjithshëm i Birrarisë së Shkupit, Goran Slladiq, shprehu kënaqësinë për suksesin e pabesueshëm dhe rezultatet pozitive të këtij aksioni dhe bëri thirrje për një masë edhe më të madhe në aksionet në vijim.

“Për Birrarinë Shkupi, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse na ndihmon të kombinojmë dy iniciativat më të rëndësishme strategjike “Bota pa mbeturina” dhe të gjithë angazhimin që kemi për të reduktuar CO2. Shfrytëzoj këtë rast për të thirrur të gjithë partnerët tanë që të bashkohen me ne dhe së bashku ta bëjmë vendin tonë një vend edhe më të mirë për të jetuar”, deklaroi Goran Sladiç, drejtor i përgjithshëm i Pivara Shkup. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button