Elsa Lila fiton Festivalin e Këngës, Kelmendi përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Elsa Lila fiton Festivalin e Këngës, Kelmendi përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës në Shqipëri në edicionin e 61 u zgjodh Elsa Lila me këngën “Evita”. Çmimi i dytë iu dha Albina Kelmendit dhe familjes së saj me këngën “Duje”, këngë e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. 2 Farm me këngën “Atomike”, rrëmbeu çmimin e tretë të Fest’61. Me një televotim të hapur përgjatë dy netëve të fundit nga katër mbrëmje në të cilat u mbajt Festivali këtë vit publiku zgjodhi si përfaqësues për në Eurosong këngëtaren Albina Kelmendi bashkë me familjen. Gara ndërkombëtare Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të agresionit rus. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button