Bisedimet me Bullgarinë, ekspertët kërkojnë përfshirjen e ndërkombëtarëve

Është koha që bashkësia ndërkombëtare ta ndihmojë drejtpërdrejtë Shkupin dhe Sofjen për ta zgjidhur kontestin, thonë ekspertët, pas dështimit të dy vendeve që dallimet ti tejkalonin përmes negociatave dypalëshe. Ish ambasadori, Gjorgji Filipov vlerëson se është i nevojshëm arbitrazh ndërkombëtar ose ndërmjetësim.

Ndërsa Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson ndihmën eventuale nga SHBA.

Ajo që mbase mund ta presim është pas 20 janarit, kur Presidenti Bajden do të vijë në funksion në SHBA, do të shohim se si administrata e tij do të pozicionohet ndaj kësaj çështjeje, pasi pa dyshim është edhe në interesin e tyre. Mbetet poashtu të shihet epilogu i zgjedhjeve bullgare, ndonëse nuk pres ndryshime dramatike në qëndrimin e partive të atjeshme politike. Edhe po të ketë ndonjë ndërmjetësim ndërkombëtar, nuk do të jetë aq publik, të paktën derisa zgjedhjet në Bullgari të përfundojnë”-pohoi Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Filipov e Kacarska vlerësojnë se pas vetos bullgare raportet mes dy vendeve do të ftohen dhe bisedimet për zgjidhjen eventuale të kontestit do të bëhen më të vështira, megjithatë nuk do të ketë ngrirje të bisedimeve.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button