Bjellorusia prezanton dënimin me vdekje ndaj zyrtarëve shtetërorë për “tradhti të lartë”

Bjellorusia prezanton dënimin me vdekje ndaj zyrtarëve shtetërorë për “tradhti të lartë”

Bjellorusia do të zgjerojë kodin e saj penal për të lejuar dënimin me vdekje për zyrtarët qeveritarë dhe personelin ushtarak për “tradhti të lartë”.

Kjo dispozitë u miratua nga parlamenti në Minsk, njoftoi të martën agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Bjellorusia, e qeverisur nga presidenti autokratik Alexander Lukashenko, është vendi i fundit në Evropë që ende lejon dënimin me vdekje.

Vitin e kaluar, kjo gjë tërhoqi kritika ndërkombëtare për zgjerimin e aplikimit të dënimit me vdekje për përgatitjen e sulmeve terroriste.

Masa u miratua në përgjigje të sabotimit hekurudhor, të kryer nga aktivistët bjellorusë për të parandaluar transportin e trupave ruse që pushtuan Ukrainën.

Lukashenko e vuri vendin e tij në dispozicion të Rusisë si bazë për nisjen e “një operacioni ushtarak”, frazë kjo të cilën Rusia e ka përdorur për të justifikuar agresionin kundër Ukrainës, shkruan Insajderi.

Bjellorusia deri më tani nuk ka marrë pjesë aktive në luftime, por krijimi i fundit i një force të përbashkët ka nxitur spekulimet se Moska do të bëjë presion ndaj Minskut që t’i bashkohet operacioneve të saj sulmuese.

Mijëra njerëz janë burgosur në Bjellorusi për arsye politike që kur Lukashenko shtypi një lëvizje proteste në vjeshtën e vitit 2020, pas zgjedhjeve presidenciale që opozita dhe Perëndimi i konsiderojnë të manipuluara.

LEXO EDHE:

Back to top button