Blejnë shtëpi luksoze, Shkurte Gashi dhe Robert Berisha bëhen fqinjë (FOTO)
Artisti shqiptar, Robert Berisha, ka bërë një njoftim në rrjete sociale por që kësaj radhe nuk ka të bëjë me muzikën.
Ai përmes disa postimeve që ka publikuar në InstaStory bën të ditur se ka blerë një shtëpi të re në një lagje luksoze të Prishtinës.
Por siç duket, ai do të ketë për fqinj artisten Shkurte Gashi së bashku me bashkëshortin e saj, Albert Limanin, të cilët po ashtu kanë zgjedhur të njëjtin vend.
Berisha në postimin e bërë shfaqet përkrah Shkurtes duke thënë se gjithnjë kanë qenë miq të mirë e tani edhe komshinj.