Blinken takon presidentin e Shqipërisë Bajram Begajn

Blinken takon presidentin e Shqipërisë Bajram Begajn

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi takim me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

Blinken u prit në hyrje të Presidencës nga Presidenti Begaj, i cili shoqërohej nga ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Takimi u mbajt me dyer të mbyllura. Sipas agjendës, Blinken pas takimit me Presidentin Begaj, do të vijojë në takimin me Kryeministrin Edi Rama.

Sekretari Amerikan i Shtetit do të jetë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

LEXO EDHE:

Back to top button