Bllokada e protesta, punonjësit shëndetësor kërcënuan Fondin

Bllokada e protesta, punonjësit shëndetësor kërcënuan Fondin

Gazetare: Vjollca Aliti

Mjekët dhe punonjësit shëndetësor mbajtën protestë paralajmëruese si pakënaqësi për vonesën e pagave të janarit. Ata paralajmëruan se protestat e mëdha do të mbahen të mërkurën në të gjitha qytetet.

“Nga ora 10 deri në orën 10.30 përpara të gjitha institucioneve shëndetësore të mërkurën të gjithë punonjësit shëndetësor do të dalin në protestë. Vonesa e pagave solli një pakënaqësi tjetër te punonjësit shëndetësor sepse ata vetëm se ishin të pakënaqur me mos rritjen e pagave”, deklaroi Ljubisa Karanfilovski, Kryetar I Sindikatës së pavarur për Shëndetësi.

Në protestë dolën edhe punonjësit shëndetësor të Spitalit “8 shtatori” edhe pse disa prej tyre.

“Qeveria merret vetë me vete, kush do jetë ministër, cila parti do hyjë në Qeveri, cili deputet do kalojë nga njëra në tjetrën parti, cilin resor do ta marrin. Dhe humbën qëllimin kryesor, që të kujdesen për punëtorët. Kjo është jo serioze, mjekët mbrapa meje janë të revoltuar”, tha Marijan Ristevski, Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të organizuara të Maqedonisë.

“Njerëzit nuk kanë para, kredite të pa paguara, kush do I paguajë kamatat?Kush do I paguajë faturat? Këtu kemi njerëz që punojnë për ekzistencë, me pagë shumë të ulët me 18.000 denarë pagë neto”, theksoi Renata Gjakonoviq, Sindikata e pavarur e Spitalit “8 shtatori”.

Mjekët e Gerijatrisë madje paralajmëruan se do të bllokojnë hyrjet e Shkupit, nëse brenda javës në kontot e tyre bankare nuk arrijnë pagat.

“Derisa nuk lëshohen pagat deri të mërkurën më së voni, ne do ta bllokojmë Shkupin në hyrjen nga komuna e Gjorce Petrovit dhe nga autokomanda dhe do ta bllokojmë Qendrën”, u shpreh Llazar Kostovski, Sindikata e Spitalit të Gerijatrisë, Shkup.

Ndërkohë Sindikata e pavarur medicinale tha se po përgatit padi penale kundrejt personave juridik të punësuar në Fondin Shëndetësor, kompetent për mirëmbajtjen e sistemit elektronik.

“Sindikata e pavarur formoi komision juridik i cili do të përgatis padi penale kundër personave të cilët e kanë sjellë Fondin në këtë gjendje. Kërkojmë si Sindikatë të fillojë të ketë dhe përgjegjësi personale për sot të cilët janë në pozicion të organizojnë dhe zbatojnë ligje dhe të drejta”, deklaroi Goran Risteski, Sindikata e pavarur Medicinale.

Si pasojë e sulmit kibernetik në Fondin Shëndetësor, u paralizua thuajse gjithë funksionimin e këtij sistemi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button