Boçvarski: Ende s’dihet se sa do të kushtojë ndërtimi i korridoreve rrugore

Është ende herët të thuhet se sa do të kushtojë realizimi i një marrëveshje të mundshme ndërmjet shtetit dhe kompanisë që do të ndërtojë korridoret rrugore në vend, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 Gradë “në Alsat. Boçvarski tha se informacionet e para lidhur me shumat do të dihen pasi të realizohet drafti i marrëveshjes.

“Ministria e Financave do të ketë fjalën kryesore për atë se si dhe në çfarë mënyre do bëhet financimi i këtyre rrugëve. Në momentet kur do dimë se sa do jetë huamarrja, mund të ketë hua të caktuara, por të mos paragjykoj dhe të mos futem në diçka që nuk është puna ime dhe të flas për diçka që është ende shumë herët”, tha Boçvarski.

LEXO EDHE:

Back to top button