Bogoev flet për korrupsionin në dogana, dixhitalizim në vend të poligrafit

Bogoev flet për korrupsionin në dogana, dixhitalizim në vend të poligrafit

Poligrafi nuk është zgjidhje për luftimin e korrupsionit nëpër Dogana, thotë Drejtori i Doganës, Stefan Bogoev. Ai preferon mekanzima dhe praktika të sigurta. Bogoev në një interviste për Radion Evropa e Lirë ka pranuar se ekziston korrupsioni në Dogana dhe pret që të hetohet situata pronësore e punonjësve, kurse Drejtoria tashmë ka dorëzuar kallëzime penale. Punonjësit në Drejtorinë e Doganave janë apostrofuar si një ndër më të korruptuarit ndërsa propozimi i fundit që vjen nga Koordinatori Kombëtar për Menaxhim Kufitar është poligrafi.

“Kam thënë që ekspertët le të vendosin për poligrafin dhe saktësinë e këtij testimi. Por, nëse në bazë të kësaj dikujt ia ndërpritni kontratën, kur nuk ekziston saktësia 100%, me të vërtetë dikujt mund t’ia shkatërroni jetën. Mbështes mekanizma të sigurta që vërtetojnë nëse dikush është i korruptuar ose jo. Thonë se shembulli i Koresë me digjitalizimin është mënyra më e mirë në luftën kundër korrupsionit. T’ua lëmë ekspertëve të vendosin, por fundja nëse ndodh duhet që të miratohet nga Kuvendi”, tha Stefan Bogoev, Drejtor i Doganës.

LEXO EDHE:

Back to top button