Boki-13 doli nga burgu, babai i tij dërgohet në Shutkë

Boki 13 dhe babai i tij Mile Jovanovski ndërruan rolet. Moderatori u largua nga burgu i Shutkës pas më shumë se një viti kurse babai i tij përfundoi atje. Mile Jovanovski do të qëndrojë prapa grilave për 90 ditët e ardhshme, pasi u dënua për sulm. Avokati i Bokit tha për Alsat se ai nuk ka pasur kushte në burg që të shërohej pas operacionit në lukth.

Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për një ulçerë gastrike të shpërthyer, ku gjatë atij operacioni, iu hoq lëngu nga zgavra e barkut me peshë рrеј dy kilogramë. “Kështu që gjendja e tij shëndetësore ishte e dëmtuar seriozisht, dhe për ato katër ditë ndërsa ishte në burgun hetues në Shkup, u pa që nuk mund t’i jepej një regjim i duhur higjeno-dietal, dhe kjo është arsyeja pse ai u dërgua përsëri në spitalin 8 shtatori”-tha Sashko Dukovski, avokat i Bokit.

Boki 13 do të qëndrojë në arrest shtëpiak derisa Gjykata e Apelit të marrë një vendim përfundimtar mbi rastin Reketi, pasi ai ankohej për dënimin e lartë me burg prej nëntë vjetësh. Boki 13 u dënua në qershor të këtij viti, për zhvatje të mbi një milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev. Përveç tij, ish-shefja e Prokurorisë Publike, Katica Janeva, u dënua me shtatë vjet burg, si dhe ndërmjetësi në zhvatje, Zoran Milevski – Kiçeec, i cili u dënua me tre vjet burg. Kundër Boki 13 edhe babait të tij Mile, ka edhe një rast tjetër për mashtrim përmes organizatës së tij humanitare “Alenaca ndërkombëtare”.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button