Sofja insiston që maqedonasit kanë rrënjë bullgare

Në një intervistë për Reuters, Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva, tha se problemi kryesor për Sofjen janë kërkesat për njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari. Sipas saj, nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të fillojë negociatat me BE-në, ajo duhet të pranojë që gjuha dhe identiteti maqedonas kanë rrënjë bullgare.

Shqetësimet tona burojnë nga pretendimet e pafund të një pakice maqedonase në Bullgari. Njohja e rrënjëve Bullgare do t’i japë fund kësaj,” tha Ekaterina Zaharieva, ministrja e jashtme e Bullgarisë”-tha Ekatarina Zaharieva, Ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Zaharieva shton se nëse Shkupi bie dakord për këtë, Bullgaria është e gatshme të njohë “realitetet aktuale”, gjegjësisht ta pranojë gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nëse të dy palët nuk arrijnë marrëveshje, ajo nuk e përjashton mundësinë e vetos për fillim zyrtar të bisedimeve për pranim në BE, muajin tjetër. Derisa deklaratat zyrtare nga pala maqedonase janë se identiteti dhe gjuha nuk negociohen, siç u tha disa herë në konferencën e fundit për shtyp nga kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti Stevo Pendarovski, një reagim ka ardhur nga Instituti për demokraci dhe nga OJQ-ja Eurothink. Ata vlerësojnë se shteti duhet të përgatitet me kohë për sfidën për t’i zbatuar në mënyrë efektive negociatat aderuese.

IDSC DHE EUROTHINK:

“Është e nevojshme të bashkohen kompetencat dhe roli i negociatorit kryesor politik dhe negociuesi teknik, ose me fjalë të tjera, funksioni më i lartë negociues duhet të mishërohet në një person dhe të përqendrohet në një institucion, kurse kjo sipas zgjidhjeve aktuale ligjore është Sekretariati për Çështjet Evropiane, për çka ajo u formua dhe ekziston”.

Organizatat shtojnë se duhet të ndërmerren hapa vendimtar për të rishikuar strukturën negociuese dhe për të kompletuar ekipin negociator dhe grupet e punës për të përgatitur pozicionet negociuese, në mënyrë që të përgatitet vendi për sfidat në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Javën e ardhshme, në Sofje do të mbahet Konferencë për Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, grupet e punës kanë takime intensive dhe është bërë përparim, por detajet nuk janë zbuluar ende.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button