​Borrell të mërkurën në drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor

​Borrell të mërkurën në drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Komisioni Evropian sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni i OKB-së do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten u takua në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një drekë pune, me të cilët diskutoi për zgjerimin dhe për një plan për rritje ekonomike kushtuar atyre.

Në një shkrim në X pas takimit, Von der Leyen tha se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkim Evropian.

“Sot i prita liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Që të gjitha gjashtë vendet e kanë vendin në Evropë. Pikërisht për këtë jemi duke punuar. Njëkohësisht, ne jemi duke i sjell ekonomitë dhe tregjet e tyre më afër tonave me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button