BQE-ja jep 400 milion euro për Bankën Popullore të Maqedonisë


Për herë të parë, Banka Qendrore Evropiane i lejoi Bankës Popullore të Maqedonisë të përdorë paratë e saj. Bëhet fjalë për 400 milion euro. Nga Banka Popullore thonë se pas vlerësimit të kërkesës së tyre, Banka Qendrore Evropiane mori vendim për aprovimin e këtyre fondeve. Këto para, nëse është e nevojshme, mund të përdoren deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Përmes Bankës Popullore, këto fonde do të jenë në gjendje të përdoren nga bankat afariste. Kjo është një mbështetje e madhe për ne, sepse në kushtet e pandemisë Covid-19, likuiditet i rëndësishëm devizor na është vënë në dispozicion- deklaroi Anita Angelovska Bezhovska – Guvernatore e BPRM-s.

 

LEXO EDHE:

Back to top button