Britney Spears ka ndryshuar emrin, arsyeja është e çuditshme

Britney Spears ka ndryshuar emrin, arsyeja është e çuditshme

Në një postim të ri në Instagram, Britney Spears ka shokuar sërish fansat e saj me një sërë deklaratash të çuditshme dhe ndër të tjera ka shkruar se ka vështirësi të kuptojë anglishten që kur ka ndryshuar emrin.

Britney, e cila më parë pretendonte se kishte ndryshuar emrin e saj në River Read, tani pretendon se është Xila Maria River Read, dhe në postim, ajo u përpoq të përshkruante përvojën e saj të pushimeve për fansat.

“Që kur kam ndryshuar emrin në Xila, e kam të vështirë të kuptoj gjuhën angleze”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar se si ka parë gaforret në plazh dhe se ka notuar e zhveshur në det, por edhe se ka humbur duke ecur me biçikletë dhe se nuk e kanë lejuar të drejtojë varkën.

Këngëtarja e njohur prej kohësh ka shqetësuar fansat me sjelljen e saj dhe në Instagram ka fikur opsionin e komenteve nën postime.

 

LEXO EDHE:

Back to top button