Britney Spears nis agjërimin

Britney Spears nis agjërimin

Ylli i mirënjohur i Hollywoodit, Britney Spears, ka filluar të agjërojë për një periudhë të caktuar kohore, gjë që njihet si agjërim intermitent. Ky lloj agjërimi mbahet duke qëndruar pa ngrënë nëpër cikle të caktuara kohore përgjatë ditës. Për shembull mund të qëndrohet pa ngrënë rreth 6 orë dhe pastaj mund të bëhen edhe ndryshime në sasinë e kalorive që konsumohen përgjatë periudhës kur është e lejueshme ngrënia.

Ajo ka thënë se po agjëron pasi po i ndihmon në aspektin shpirtëror.

“Fuqitë transformuese të agjërimit: Rruga drejt rinimit spiritual, fizik e emocional. Kam filluar agjërimin intermitent këtë javë! Ky agjërim mund të të bëjë të ndihesh pak e dobët për disa ditë, por pastaj ndjehesh mirë pasi liron toksina. Tani po ndjehem edhe e dobët për të bërë postime në Instagram! Por sinqerisht nga ana shpirtërore jam mirë. Kjo mënyrë të shpëlan trupin e mendjen dhe e bën ndërgjegjen shumë të pastër ”, ka shkruar Spears, në postimin e saj Instagram, përkrah fotografisë së një libri.

Ajo pati treguar në librin me kujtime “The Woman In Me” se babai i saj e pati futur në një dietë, në të cilën mund të hante vetëm mish pule dhe perime të konservuara për dy vjet rresht, dietë të cilën e pati quajtur degraduese.

“Dy vjet e kam lutur të më jap patate të fërguara dhe më ka thënë ‘jo’. Këtë gjë e pashë si diçka tejet degraduese. Ndjehesha e frikësuar, të jem e sinqertë ndjehesha tejet e trishtuar”, thotë Spears në libër, ku shpjegon se ironikisht ka pas filluar të shtojë peshë.

Këngëtarja, ishte nën kontroll totale të babait të saj 71 vjeç, Jamie Spears, për 13 vite, ku ai kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj.

LEXO EDHE:

Back to top button