Britney Spears njofton se ka humbur fëmijën, pak muaj pasi njoftoi shtatzëninë e saj me Sam Asghari

Britney Spears ka zbuluar se ajo ka abortuar ‘foshnjën e saj të mrekullueshme’ në një njoftim tronditës të postuar një muaj pasi ajo ndau lajmi ne gëzueshëm të shtatzënisë.

Këngëtarja 40-vjeçare, e cila njoftoi se ajo dhe i fejuari Sam Asghari po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku muajin e kaluar, dha lajmin e hidhur për ndjekësit e saj në Instagram të shtunën.

“Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim derisa të ishim më tej, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë”, shkroi artistja.

“Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ju jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me mirësi për privatësi gjatë këtij momenti të vështirë”.

Mesazhi u nënshkrua nga Britney dhe i fejuari i saj.

“Ne jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur”, shkroi ajo. “Faleminderit për mbështetjen tuaj”, tha tutje Spears.

Britney njoftoi shtatzëninë e saj muajin e kaluar në llogarinë e saj në Instagram.

“Kam humbur kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui vetëm për ta rifituar atë”, postoi ajo në atë kohë.

“Mendova çfarë ndodhi me stomakun tim? Burri im tha: ‘Jo, ti je shtatzënë budallaqe’! Kështu që unë bëra një test shtatzënie dhe po, un jam duke sjell nj fmij”, kishte shkruar këngëtarja e hitit “Hit me baby one more time”.

Britney tashmë ka dy fëmijë nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, djemtë Jayden, 15 vjeç, dhe Sean, 16 vjeç.

Këngëtarja e hitit “Toxic” kishte njoftuar fansat për shtatzëninë e saj në llogarinë e saj në Instagram këto javët e fundit.

Në një postim të fundit, ajo diskutoi ndryshimet e humorit dhe dëshirat e saj për ushqim.

LEXO EDHE:

Back to top button