Bruce Willis rishkruan testamentin, Demi Moore jashtë

Bruce Willis rishkruan testamentin, Demi Moore jashtë

Mediat ndërkombëtare që merren me spektaklin shkruajnë se aktori i njohur, Bruce Willis ka vendosur të ndryshojë testamentin e tij, duke përjashtuar prej aty ish-bashkëshorten, Demi Moore.

Sipas njerëzve pranë aktorit, kjo gjë ka ndodhur për shkak se pasuria e Demi Moore është e mjaftueshme për të siguruar tre vajzat që çifti kanë bashkë.

Pak kohë më parë, Bruce Willis u tërhoq nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje e lidhur me dëmtimin e trurit. Kjo ndër të tjera ndikon në jetën e përditshme duke i penguar aftësitë e tij komunikuese dhe aftësinë për të folur.

Kuptohet se sëmundja ndikoi edhe në aftësinë e tij për të punuar si aktor.

LEXO EDHE:

Back to top button